LAJMI I FUNDIT:

Statistikat tregojnë se vizat janë problemi më i vogël për kosovarët

Statistikat tregojnë se vizat janë problemi më i vogël për kosovarët

Lajmi se liberalizimi i vizave për Kosovën është “çështje orësh” sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të jetë gëzim për kosovarët.

Por Agron Demi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara GAP, ka dhënë disa statistika që tregojnë se vizat nuk janë problemi kryesor i kosovarëve.

Demi ka renditur faktet sesi 72% e familjeve kosovare nuk kanë mundësi financiare që të përballojnë një pushim një javorë jashtë shtëpisë, 40% e kosovarëve s’kanë qenë kurrë në pushim, 80% e kosovarëve nuk dinë si ta mbulojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh; 0% e buxhetit familjar ndahet për aktivitete rekreative dhe 88% e buxhetit familjar shpenzohet në gjëra bazike për mbijetesë, si ushqim, banim, transport e veshmbathje.

Ndaj këtyre të dhënave ka reaguar këshilltari i presidentit Thaçi, Adri Nurellari, duke e pyetur Demin se ku i ka marrë ato.

Por Nureallari ka marrë përgjigje nga Demi duke ia argumentuar burimin që është rezultati i Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare në vitin 2014 dhe nga studimi më i fundit i publikuar nga ASK.

Gjithashtu Demi i është referuar edhe një studimi të IKS-së, para disa ditësh i cili ka të dhëna të reja:

Ja dhe postimi i Demit në Facebook: