LAJMI I FUNDIT:

Stavileci dhe Godts vizitojnë sot Termocentralet e KEK-ut

Stavileci dhe Godts vizitojnë sot Termocentralet e KEK-ut

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci pret në takim Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Frans Godts, që është edhe Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës sonë në Bankën Botërore.

Pas takimi që do të zhvillohet në mjediset e MZHE-së, në ora 12:00, Stavileci dhe Godts do të zhvillojnë një vizitë në Termocentralet Kosova A dhe B.


Ndryshe, Banka Botërore është një prej institucioneve financiare ndërkombëtare, që ka mbështetur më së shumti sektorin e energjisë në Kosovës dhe në këtë linjë edhe projektin e TC Kosova e Re.

Godts ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të së cilës to të takojë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ndërsa do të marrë pjesë edhe në Mbledhjen e Konstituencave të FMN-së dhe BB-së, që këtë vit organizohet në Prishtinë me 5-7 maj, informon Zyra për Informim e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. /Telegrafi/