LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: “Kosova e Re” nis të ndërtohet në pranverë 2017 (Video)

Stavileci: “Kosova e Re” nis të ndërtohet në pranverë 2017 (Video)

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) është duke punuar në përmbylljen e marrëveshjes komerciale me “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Pas kësaj, do të përgatitet pakoja tenderuese për ndërtim, ku pritet të konkurrojnë kompani të fuqishme. Kurse ndërtimi i termoelektranës me kapacitet 500 MgW planifikohet të fillojë në pranverë të vititi 2017.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në një bisedë për Ekonomia Online, gjatë një vizite që i bëri sot kompanisë amerikane “Contour Global”, e cila po merr pjesë në panairin “Expkos 2016″ që është hapur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Stavileci ka thënë se ky projekt i sjell benefite shumëdimensionale vendit tonë. Mes tjerash, me ndërtimin e termoelektranës do të krijohen mijëra vende të reja pune.

“Përveç dimensionit sektorial dhe në furnizimin e qëndrueshëm dhe cilesor të energjisë elektrike, edhe dimensioni social ku shumë punëtorë do të hyjnë në punë dhe dimensioni mjedisor, pasi do të përdoret një teknologji e avancuar e cila do ta ndalojë ndotjen e ajrit nga tymi”, tha Stavileci.