Sekretarja e Përgjithshme e Iniciativës për Stabilitet Evropian (ESI), Alexandra Stiglmayer, ka thënë se heqja e regjimit të vizave është porosi e rëndësishme për qytetarët e Kosovës se ata i përkasin familjes evropiane dhe se janë të dëshiruar në BE.
Siç shton ajo në një bisedë për edicionin e gjuhës serbe të Radios Evropa e Lirë, Kosova që nga fillimi i procesit të liberalizimit të vizave ka qenë e diskriminuar nga BE, për shkak se ka pritur gjatë në nisjen e këtij procesi, dhe në kohën kur ka nisur ky proces, është dashur të përmbush më shumë kushte dhe kanë qenë të ndryshme në krahasim me ato të shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.
Tutje, ajo sqaron procesin deri në liberalizim të plotë të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Komisioni Evropian propozon, e pas kësaj, ky propozim duhet të miratohet në Parlamentin Evropian, e pas kësaj edhe në Këshill të Evropës i cili përfaqëson shtetet anëtare. Në Parlament nevojitet vetëm shumica e thjeshtë, ndërsa në Këshill nevojitet shumica kualifikuese, që do të thotë tri të katërtat e votave”, ka thënë ajo.
Sipas saj, në Parlamentin Evropian nuk pritet ndonjë problem, pasi që Parlamenti veçse përkrah lëvizjen e lirë.
“Në Këshill është paksa më vështirë sepse nevojitet shumica absolute, që do të thotë pothuajse 75 për qind të votave. Gjithashtu, në këtë fazë duhet të kemi parasysh se Kosova nuk është shteti i vetëm që do të duhej të merrte liberalizimin e vizave, aty janë edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Turqia”, ka potencuar ajo, transmeton Koha.net.
E pyetur se si do të jetë epilogu i këtij procesi, gjegjësisht, kur do të munden që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, Stiglmayer tha se kjo varet nga ajo se sa Parlamenti dhe Këshilli dëshirojnë që t’i heqin vizat për Kosovën.
Megjithatë, ajo tha se sikurse edhe në rastet e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, apo edhe në rastin e Moldavisë, edhe Kosovës, sipas të gjitha gjasave, do t’i duhet të pres së rreth 6 muaj deri në zbatim të këtij vendimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi