LAJMI I FUNDIT:

Stjuardesa nuk ndalon së qeshuri me brohoritjet e tifozëve (Video)

Stjuardesa nuk ndalon së qeshuri me brohoritjet e tifozëve (Video)
-->

Një stjuardesë e ka pasur të pamundur të shpjegojë si funksionojnë pajisjet për shpëtim, nga tifozët që brohorisnin secilën lëvizje të saj.

Në fluturimin e aranzhuar nga agjencia ajrore ruse Aeroflot, është filmuar punonjësja në uniformë të kuqe, që mbulon fytyrën dhe kthehet prapa, që të mos shihet duke qeshur, transmeton Telegrafi.

Në fillim stjuardesa është duke treguar si funksionin maska për oksigjen, por ndalon sepse ata nisin të thërrasin dhe të qeshin me zë.

Njëjtë ndodhë kur ajo tregon rripin e sigurisë, sepse djelmoshat me bluza të gjelbra, që janë mbështetës të një klubi futbolli, nisin të brohorasin.

Shikoni videon e postuar më poshtë, të shihni reagimet e punonjëses së aeroplanit, që janë pëlqyer shpërndarë dhe pëlqyer shumë në internet. /Telegrafi/