LAJMI I FUNDIT:

Stojic dënohet me 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje

Stojic dënohet me 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje

Momcilo Stojic (1961), i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Adem Byqmetit nga fshati Ponesh i Gjilani, është dënuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me 500 euro gjobë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Gjykatësi për krime të rënda, Ilmi Dalipi tha se Stojic është gjykuar vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje.

Momcillo Stojic është arrestuar fillimisht si i dyshuar për vrasjen e Adem Byqmetit, i cili ishte vrarë më 17 janar 2013 tek vendi i quajtur “Mali i Letevcit”.


Ndërkohë ai kishte mohuar veprën penale dhe përfshirjen në vrasjen e Byqmetit.

“Unë s`kam lidhje me vrasjen e as që kam ndihmuar në vrasjen e Adem Byqmetit. I njoh të dy të dyshuarit, meqë njëri është djali im e tjetri djali i vëllait, por s`kam lidhje me vrasjen”, kishte deklaruar Stojic, i cili nuk e ka mohuar gjetjen e revoles së tij në vendin e ngjarjes, por që sipas tij, është marrë nga djali i tij Ivani pa dijeninë e tij., transmeton rajonipress

Stojic, i cili është babai i Ivan Stojicit dhe axha Radovan Stojicit, të dy këta të vetëdorëzuar në Kragujevc, ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen dhe se ai nuk është pjesëmarrës apo ndihmës i vrasjes. Stojic, kategorikisht ka mohuar ndihmën në vrasjen e Adem Byqmetit.

Ndryshe dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e Adem Byqmetit, Radovan Stojic i dyshuar për “vrasje” (1969) dhe Ivan Stojic i dyshuar për “tentim vrasje”, janë vetëdorëzuar në Gjykatën paralele të Gjilanit me seli në Kragujevc më 21 janar 2013 dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ende nuk dihet se çfarë ka vendosur gjykata me këta dy të dyshuar derisa autoritetet gjyqësore të Gjilanit kanë kërkuar që të dyshuarit të gjykohen në Gjilan, aty ku edhe ka ndodhur krimi.

Kërkesë të ngjashme për tu gjykuar në Gjilan kanë paraqitur edhe familjarët e Adem Byqmetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori