LAJMI I FUNDIT:

Stramaccioni i kënaqur me paraqitjen në Kupë

Stramaccioni i kënaqur me paraqitjen në Kupë

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka lavdëruar lojtarët e tij pas fitores 3-2 ndaj Bolognas në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Nerazzurrët dukej sikur do të arrinin me lehtësi në gjysmëfinale, por pranuan dy gola të vonshëm të shënuar nga Alessandro Diamanti dhe Manolo Gabbiadini, që çuan ndeshjen në vazhdime, kur Andrea Ranocchia shënoi golin e fitores skuadrën milaneze.

“Ekipi depërtoi thellë sërish dhe ata treguan guximin e tyre. Ne fituam falë forcës së këtyre djelmoshave”.


“Interi vazhdoi të kërkojë me ngulm dhe ne merituam të shkojmë më tej. Ne duam t’ia dalim mirë në këtë garë dhe e dëshmuam atë sonte”, ka thënë Stramaccioni për Rai Sports pas takimit të mbrëmshëm. /Telegrafi/