LAJMI I FUNDIT:

Stramaccioni: Juve meriton vendin e parë

Stramaccioni: Juve meriton vendin e parë

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka folur për kundërshtarin e radhës, Lazion, që do ta pret Interin të shtunën, në super-sfidën e kësaj jave në Serie A. Tekniku po ashtu pranoi se rivali i përgjakshëm, Juventusi, e meriton vendin e parë.

“Juventusi meriton të jetë lider. Ata kanë qenë shumë më të qëndrueshëm se ne. Ekipi im tani nuk duhet të ndalet dhe nuk duhet të lëshojmë pikë ndaj ekipeve të nivelit mesatar në Serie A, pasi të gjitha ekipet më të mira pos Romës, i kemi mposhtur”.

“Lazio ka pasur një start të mirë të gjysmë sezonit të parë. Më kujtohet skepticizmi i njerëzve për caktimin e Vladimir Petkovicit si trajner, por me punën e tij dhe paraqitjet e lojtarëve, njerëzit e kanë ndryshuar mendjen”.


“Ata mund të përballen me këdo, vetëm me Napolin kanë hasur në vështirësi. Lazio është një kundërshtar i nivelit më të lartë në kampionatin italian”, ka thënë Strama për mediat italiane. /Telegrafi/