LAJMI I FUNDIT:

Strootman: Milani s’është klub i madh

Strootman: Milani s’është klub i madh

Transferi i ri i Romës, Kevin Strootman, ka deklaruar se ai mezi pret që t’ia fillojë sezoni në Serie A, duke thënë se do të jetë garë interesante mes klubeve më të mëdha italiane, duke mos përmendur këtu fare Milanin.

Strootman kaloi për 20 milionë euro nga PSV te Roma dhe mesfushori 23 vjeçar është shprehur i ngazëllyer nga kampionati italian.

“Ajo që ka rëndësi për mua është numri i ndeshjeve të mëdha që unë do t’i luaj këtu. Unë do të stërvitem çdo ditë me top lojtarët dhe do të luaj ndaj klubeve më të mëdha italiane si Interi, Juventusi dhe Napoli”.


“Van Bommel ishte njeriu me përvojën më të madhe në Itali dhe Holandë. Ai më ka thënë se sa i mirë pasioni i tifozëve për futbollin është në Serie A dhe se sa e veçantë është atmosfera në stadiume”, ka thënë Strootman për De Telegraaf. /Telegrafi/