LAJMI I FUNDIT:

Studim: Diabeti mund ta keqësojë dëgjimin

Studim: Diabeti mund ta keqësojë dëgjimin

Diabeti mund të dëmtojë sistemin e dëgjimit, ka zbuluar një studim i ri.

Këto zbulime të publikuara në Current Diabetes Reports, janë bazuar në studimin e disa ndërlidhjeve të mundshme mes diabetit të tipit 2 dhe keqësimit të dëgjimit.


“Një lidhje mes diabetit dhe dëmtimit të dëgjimit në subjektet njerëzore është shfaqur në disa, por jo në të gjitha studimet”.

“Krahasimi direkt i këtyre studimeve është i komplikuar, si pasojë e mungesës së vazhdimësisë në definimin e keqësimit të dëgjimit dhe faktorëve tjerë”, ka thënë një nga hulumtuesit e këtij studimi, Elizabeth Helzner.

Veç kësaj, keqësimi i dëgjimit ndërlidhet edhe me izolimin shoqëror dhe depresionin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori