LAJMI I FUNDIT:

Studim: A jeni të varur nga Facebook-u?

Studim: A jeni të varur nga Facebook-u?

Nëse e përdorni Facebook-un për të lexuar lajme, për të luajtur lojëra, për t’i shikuar komentet e të tjerëve, apo për të bërë shokë të rinj, atëherë padyshim që mund të keni varësi ndaj Facebook-ut, thotë një studim i ri.

Sipas studimit, aq më shumë që e përdorim rrjetin social Facebook për t’i arritur qëllimet, aq më të varur bëhemi nga ai. Veç kësaj, ata që e përdorin Facebook-un për t’u takuar me njerëz të ri, duket që janë më të varurit nga ai, transmeton Telegrafi.


Për këtë studim hulumtuesit i kishin studiuar 301 persona të moshës 18 deri 68 vjet, të cilët kishin postuar në sajt të paktën njëherë në muaj.

Studimi kishte treguar që njerëzit që e shikonin Facebook-un si mënyrë e të kuptuarit vetveten më mirë, e vizitonin sajtin për t’u takuar me njerëz dhe për të marrë vëmendje nga të tjerët.

Këta njerëz kanë personalitete të mira, por vetëbesim më të ulët krahas tjerëve.

“Ata varen nga miqtë e Facebook-ut për ta kuptuar veten më mirë”, thonë hulumtuesit e këtij studimi.

Hulumtuesit gjithashtu thonë se njerëzit që e përdorin Facebook-un për t’u takuar me njerëz të ri, kanë tendenca të jenë persona që hapen lehtë, pra komunikojnë lehtë me të tjerët dhe ndajnë informacione private shumë lehtë në ueb, mirëpo nuk janë gjithmonë të sinqertë në informacionet që i japin. /Telegrafi/