Ekspertët ndërkombëtarë në ditët në vijim do të bëjnë një studim rreth fatit të termocentralit “Kosova A” nga i cili mbulon rreth 35 për qind të energjisë, e cila konsumohet në vend.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e pat bërë të ditur se në strategjinë e energjisë do të jetë e hapur edhe opsioni rreth termocentralit “Kosova A”.
Ku ai kishte deklaruar se në bazë të këtij studimi do të tregojë opsionet më të mira për këtë termocentral, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Zyrtarë të Ministrinë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) kanë thënë se tashmë është diskutuar që gjatë viteve 2016-2017 është e nevojshme të realizohet një studim, para se të procedohet më tutje me termocentralin “Kosova A”.
“Në momentin që do të iniciohet ky studim, do të duhet të merren në konsideratë çështjet që tashmë janë duke u trajtuar në draft-strategjinë e energjisë e që lidhen me sigurimin e furnizimit, hapjen e tregut të energjisë dhe integrimin e tij në nivel të regjionit si dhe obligimeve kontraktuale të marra nga Komuniteti i Energjisë në funksion të respektimit e ambientit kur është fjala për gjeneruesit e energjisë të bazuar në burime fosile”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë dhënë gazetës.
Në anën tjetër, zyrtarë të Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) nuk japin detaje për këtë studim që është duke u bërë.
Edmond Nulleshi drejtor i Shërbimeve të Korporatës në Korporatën Energjetike të Kosovës ka thënë se sa i përket studimeve me detaje lidhur me hapat rreth të ardhmes së TC-Kosova A, vendimet do të merren në harmoni dhe koordinim me aksionarin dhe në përputhje me Strategjinë e Energjisë. /Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre