LAJMI I FUNDIT:

Studimi i ri zbulon: “Femra lart” është pozita më e rrezikshme seksuale

Studimi i ri zbulon: “Femra lart” është pozita më e rrezikshme seksuale

Për një kënaqësi më të madhe, çiftet gjithmonë eksperimentojnë gjatë marrëdhënies seksuale. Mirëpo, gjithmonë duhet pasur kujdes dhe nga dëmtimet që mund t’i sjellin trupit ato pozita seksuale.

Të ashtuquajtura në mjekësi “fraktura penile”, që konsistojnë në deformime dhe dëmtime të penisit, janë shumë të dhimbshme dhe zakonisht shkaktohen nga marrëdhënia seksuale kur femra gjendet lart.

Studimi që është publikuar në “Urologjinë e Avancuar”, tregon për meshkujt mbi 30 vjeçar që kanë probleme serioze me organin gjenital, vetëm sepse gjendeshin poshtë partneres gjatë marrëdhënies, transmeton Telegrafi.


Në studimin që është bërë për 13 vite, del se në 79 për qind të rasteve të dëmtimin të penisit, femra ka qenë lart duke udhëhequr gjatë seksit.

“Kur femra është sipër, kontrollon me tërë trupin e saj, duke mos llogaritur për pozitën e penisit që në ndonjë moment mund të ketë devijim”, thuhet në këtë studim.

“Penisi mund të ndeshet me anët e vaginës, duke pësuar ‘thyerje penile’ që është shumë e dhimbshme dhe shërohet ngadalë”, nënvizohet po ashtu në këtë studim që është bërë në tri spitale të ndryshme.

Mund të kërkoni në internet për “penile fracture”, por besoni se nuk do të jetë një përvojë e mirë. /Telegrafi/