LAJMI I FUNDIT:

Studimi suedez: Pse konsumi i birrës u bën mirë femrave

Studimi suedez: Pse konsumi i birrës u bën mirë femrave

Një studim i University of Gothenburg në Suedi ka treguar se pirja në mënyrë të moderuar e birrës nga gratë është në të mirë të sistemit kardiovaskular dhe jo vetëm

Me saktësisht, nëse do të limitohemi që të pimë deri në dy gota në javë, do të ulej në masën 30% rreziku i prekjes nga patologji të organeve kryesore të sistemit kardiovaskular në raport me ato femra që pinë më shumë, ose që nuk pinë fare.


Studimi është shtrirë për një periudhë relativisht të gjatë, 32-vjeçare dhe ka përfshirë një kampion prej 1500 vullnetarësh.

Në përfundim të kërkimit, këto femra kishin një moshë mes 70 dhe 92 vjeç, dhe kërkuesit patën kështu mundësinë të kuptojnë marrëdhënien mes konsumit të disa lloje pijesh alkoolike dhe mundësisë së prekjes nga sëmundje të sistemit kardiovaskular, por edhe diabetit apo tumoreve.

Ekspertët zbuluan se cili lloj i birrës është më i shëndetshmi dhe në çfarë mase
Lexo po ashtu Ekspertët zbuluan se cili lloj i birrës është më i shëndetshmi dhe në çfarë mase

Në lidhje me tumoret, kërkuesit panë se ekzistonte një marrëdhënie në linjë të drejtë.

Ata panë se mundësia e prekjes te femrat që ishin konsumatore të mëdha të alkoolit ishte 50% më e madhe në raport me ato që nuk e konsumonin me tepri.

Në lidhje me sistemin kardiovaskular, ata kuptuan se gratë që pinin deri në dy gota birrë në javë, apo edhe më shumë, kishin një probabilitet 30% më të ulët për t’u prekur prej sëmundjeve në krahasim me ato që nuk pinin fare, ose pinin tej mase.

Duket se birra e pirë në masë të moderuar luan një rol të mirë edhe në drejtim të shëndetit, konkretisht të sistemit kardiovaskular te femrat.

Edhe më parë kishte pasur të dhëna që alkooli i konsumuar në sasi të mjaftueshme kishte efekte mbrojtëse në organizëm, por deri më sot, nuk kishte të dhëna që e lidhnin këtë me sisteme dhe sëmundje të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori