LAJMI I FUNDIT:

Suedia ka rrjetin më të shpejtë 4G!

Suedia ka rrjetin më të shpejtë 4G!

SHBA-ja mund ta ketë infrastrukturën më të zhvilluar LTE krahasuar me çdo vend tjetër në botë, por rrjeti i saj nuk është më i shpejti. Shtatë vende të tjera rangohen më lartë, thuhet sipas një studimi të bërë nga OpenSignal lidhur me shpejtësitë e rrjetit 4G.

Suedia është vendi i parë i cili e ka lëshuar rrjetin mobil LTE, dhe për këtë ka një mori patentash. Dhe sipas firmës britanike për testimin e rrjeteve, OpenSignal, Suedia është vendi i cili e ka rrjetin më të shpejtë 4G në botë, me mesataren e shpejtësisë së shkarkimit që arrin në 22.1 Mbps.

Në anën tjetër, SHBA ishte vendi i dytë i cili e ka debutuar me këtë teknologji, në nivel global, mirëpo përsëri nuk radhitet shumë lartë kur vjen puna e shpejtësisë së rrjetit 4G.

OpenSignal thotë se rrjetet e operatorëve mobil në Hong Kong, Danimarkë, Kanada, Australi, Kore e Jugut dhe Gjermani performojnë më mirë se sa ato të operatorëve mobil në SHBA.

Shpejtësia e rrjetit 4G radhitet në vendin e tetë me shpejtësinë mesatare të shkarkimit e cila arrin 9.6Mbps. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori