LAJMI I FUNDIT:

Suedia mbështet reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Suedia mbështet reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë, i kryesuar nga Ann-Marie Bolin Pennegardnw, ambasadore, përfaqësuese në CIVCOM në Bruksel, sot kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë, ku janë pritur nga zëvendësministri, Abdyl Ymeri, ndërsa të pranishëm në takim ishin edhe kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi dhe kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

Në këtë takim pasi u vlerësua bashkëpunimi dhe ndihma e Suedisë dhënë për Kosovën, u diskutua për reformimin e sistemit të drejtësisë, për bashkëpunimin me EULEX-in dhe për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në forcimin e rendit dhe ligjit.

Zëvendësministri Ymeri, para mysafirëve prezantoi punët që janë bërë dhe janë duke u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me EULEX-in dhe institucionet tjera ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.


Ndërsa, kryeprokurori Kabashi dhe kryetari i Gjykatës Supreme Hasani, prezantuan funksionimin e sistemit të ri gjyqësor dhe prokuroria të filluar nga janari i këtij viti.

Përfaqësuesit nga Suedia, pasi ofruan mbështetjen e tyre në reformimin e sistemit të drejtësisë, inkurajuan institucionet e Kosovës për vazhdim të reformimit të drejtësisë, që sipas tyre, reforma në vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, është proces i vazhdueshëm për secilin shtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori