LAJMI I FUNDIT:

Sugjerime: Si mundet City ta mposhtë Realin

Sugjerime: Si mundet City ta mposhtë Realin

Pas barazimit pa gola në Etihad Stadium para një jave, Manchester City dhe Real Madridi zhvillojnë ndeshjen që do ta vendosë finalistin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze do të udhëtojë në Santiago Bernabeu duke ditur rekordin mbresëlënës të Los Blancos dhe duke njohur fuqinë e klubit madrilen.


bale

Prandaj, do të ketë shumë pak vend për gabime dhe mediat angleze i kanë dhënë disa sugjerime se si mund të kualifikohet City në finale.

Pushimi i lojtarëve
Humbja në fundjavë nga Southamptoni la të kuptohet se Manuel Pellegrini mendonte vetëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe kishte kërkuar nga lojtarët e tij që të mos angazhoheshin shumë.

city1

Të mos kënaqen me arritjen
Ndeshja kthyese do të dallojë shumë nga barazimi pa gola në përballjen e parë, prandaj City nuk duhet të kënaqet me atë që bëri në sfidën e parë, apo të mjaftohet me arritjen në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

cit

Të shfrytëzojë lëndimet e Realit
Një javë më parë nuk luajti Cristiano Ronaldo, ndërsa Karim Benzema zhvilloi vetëm pjesën e parë. Akoma nuk është marrë vendimi nëse do të luajë superylli portugez, derisa sulmuesi francez është në dyshim.

cristi

Të zëvendësohet David Silva
Anësori spanjoll nuk po kalon një prej sezoneve të tij më të mira te City. Prandaj, Pellegrini duhet të mendojë për një lojtar tjetër kreativ në këtë mbrëmje vendimtare.

silva

Mbrojtja e ka fjalën kryesore
Paraqitja e fazës defensive të Cityt në ndeshjen e parë ndaj Realit, ishte një prej më të mirave të sezonit, duke mos harruar edhe dy intervenimet e mrekullueshme të Joe Hart. Për këtë arsye, kërkohet që mbrojtësit ta përsërisin atë performancë edhe në sfidën kthyese.

joe

Kujtojmë që finalisti i parë është Atletico Madridi që në gjysmëfinale eliminoi Bayern Munichun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori