LAJMI I FUNDIT:

Sulejmani kërkon mbështetjen e shqiptarëve në takimin me Bilall Kasamin

Sulejmani kërkon mbështetjen e shqiptarëve në takimin me Bilall Kasamin

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kroacisë Idris Sulejmani ka realizuar një takim me kryetarin e Lëvizjes Besa ku mes tjerash kanë biseduar për çështjet zgjedhore në Maqedoni dhe Kroaci, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e dërguar nga Lëvizja Besa drejtuar Telegrafit në Maqedoni thuhet ”Në këtë takim është bashkëbiseduar për rrjedhat e procesit zgjedhor në Kroaci, ku me këtë rast Sulejmani ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje, e këtë mesazh sipas tij duhet ta përcjell kryetari Kasami edhe te aktivistët e BESËS. Me këtë rast, kryetari Kasami i ka bërë me dije Sulejmanit se e përcjell me vëmendje procesin zgjedhor në Kroaci, dhe çdo çështje që shkon në favor të diasporës shqiptare atje Lëvizja BESA do ta përkrahë fuqimisht.” thuhet në mes tjerash në njoftimin për takimin./Telegrafi/