LAJMI I FUNDIT:

Sulm vetëvrasës në Irak, dhjetëra të vrarë

Sulm vetëvrasës në Irak, dhjetëra të vrarë

Raportohet se dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë në qytetin verior irakian, Kirkuk, kur sulmuesi ishte përpjekur ta shkatërroj selinë e policisë në këtë qytet.

Zyrtarë të policisë thanë se së paku 30 vetë janë vrarë dhe afro 70 të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi, sot herët në mëngjes, transmeton Rel.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesit ishin të veshur me uniforma të policisë.


Sulmuesi vetëvrasës me makinë-bombë e drejtoi veturën e tij në hyrjen e ndërtesës së selisë së policisë, ndërsa së paku dy persona me armë kishin hapur zjarr dhe hedhur granata.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Ky ishte sulmi i tretë i madh gjatë disa javëve të fundit në Kirkuk ose rreth tij.

Qyteti Kirkuk, që është i banuar me popullatë të përzier arabe, kurde dhe turkmene, është në qendër të mospajtimeve lidhur me të drejtat për naftë dhe tokë ndërmjet qeverisë qendrore në Bagdad dhe rajonit autonom kurd në pjesën veriore të Irakut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori