LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj Yahoo ka goditur 500 milionë përdorues

Sulmi ndaj Yahoo ka goditur 500 milionë përdorues

Hakerët kanë vjedhur informacione të rreth 500 milionë përdoruesve të Yahoo, ka konfirmuar kompania, raporton BBC.

Kjo shkelje ka ndodhur në fund të vitit 2014 dhe ka përfshirë ngastra të informacionit personal të identifikueshëm.


Vjedhja e informacioneve të përdoruesve, nuk përfshin të dhëna të kartave të kreditit,  ndërkaq kompania ka shtuar se beson se sulmi ishte sponsorizuar nga shteti, transmeton KosovaPress.

Në korrik, Yahoo i është shitur telekomit gjigant Verizon në ShBA, për 3.7 miliardë euro.