LAJMI I FUNDIT:

Sulmi nga pata e bëri të ‘famshme’ (Foto)

Sulmi nga pata e bëri të ‘famshme’ (Foto)

Në Huston të Shteteve të Bashkuara, një vajzë e vogël e ka kuptuar me vonesë dhe në formë të dhimbshme se nuk duhet shkuar pranë zogjve të vegjël.

Pata e ka sulmuar Summer Gidden, duke e kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit, dhe i ka  tërhequr flokët me sqep.


Duke ikur nga shpendi, pesëvjeçarja është rrëzuar dhe ka filluar të qajë, ndërsa motra saj bënte fotografi.

Me t’i publikuar fotografitë në Twitter, ka marrë afro 60 mijë pëlqime, ndërsa janë shpërndarë rreth 40 mijë herë.

“Fëmijët sot rrinë në kompjuter dhe nuk dinë si sulmon një patë, kjo është arsyeja pse po ju duket interesant. Ne gjithmonë jemi sulmuar në këtë formë”, është një koment që i shpjegon më së miri pëlqimet e shumta.  /Telegrafi/

1

2

3