LAJMI I FUNDIT:

Sulmin në shtëpinë e Mentor Shalës, partitë politike e cilësojnë akt kriminal të papranueshëm

Sulmin në shtëpinë e Mentor Shalës, partitë politike e cilësojnë akt kriminal të papranueshëm

Mbrëmë rreth orës 22:10 nga persona ende të panjohur është sulmuar me granatë dore shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovë, Mentor Shalës.

E lidhur me këtë sulm kanë reaguar edhe partitë politike në vend.


Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi ka theksuar se nuk përkrah metodat që po përdoren ndaj disa institucioneve, megjithëse ka ritheksuar qëndrimin e saj se Radiotelevizioni i Kosovës është i kapur.

“Lëvizja Vetëvendosje e rithekson që ne nuk jemi dakord me metodat që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve. Ne po ashtu e ritheksojmë që menaxhmenti i RTK-së është i kapur dhe e ka shndërruar këtë medium në propagandues të Qeverisë dhe Klanit Pronto”, thuhet në reagimin e VV-së.

Vetëvendosje thotë se nuk ka nevojë për mbrojtje nga grupe të tilla, ngase bombat nuk i kontribuojnë kauzës së kësaj lëvizje.

“Ne besojmë që rruga për të çliruar institucionet nga kapja prej partive në pushtet, është protesta publike paqësore dhe gjithëpopullore. Ani pse nuk kemi besim në polici e prokurori, të cilat u dëshmuan që janë tërësisht të kapura nga klani Pronto, ne ftojmë organet e rendit që të bëjnë të pamundurën”, ka thënë Vetëvendosje në reagim.

Edhe Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se sulmi në shtëpinë dhe pronën familjare të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, është një akt i pashembullt i dhunës në rritje në Kosovë. Njëkohësisht është goditje ndaj medias dhe lirisë së saj, dhe për më tepër sulm ndaj integritetit familjar të zotit Shala.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e dënon fuqishëm këtë akt kriminal, dhe kërkon nga organet e rendit dhe të ligjit, që sa më parë ta zbardhin aktin. Në të kundërtën të japin dorëheqje të gjithë ata, që nuk janë në gjendje të japin asnjë sqarim për një sër sulmesh e shpërthimesh të ngjashme, , që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në Kosovë, e aq më pak të kapin autorët e tyre”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kosova nuk mund të jetë vend i krimit e i terrorit dhe AAK inkurajon të gjithë ata që mund të ofrojnë informacione, për autorët e vërtetë të këtyre akteve kriminale.

Ndërkaq, Nisma për Kosovën e konsideruar të pa pranueshme përdorimin e mjeteve të dhunës për çfarëdo arsye qoftë.

NISMA për Kosovën kërkon që organet e rendit që sa më parë ta kryejnë detyrën e tyre dhe autorët e këtij akti t’i nxjerrin para drejtësisë.

Sulmi ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala ka ardhur disa ditë pas sulmit të njëjtë që u bë edhe në objektin e RTK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori