LAJMI I FUNDIT:

Super Rashani, shënon dhe shkëlqen në fitore

Super Rashani, shënon dhe shkëlqen në fitore

Elbasan Rashani nuk di të ndalet në kampionatin norvegjez me gjigantin Rosenborg.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.


Ai së fundmi ka shkëlqyer duke asistuar e shënuar, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe në fitoren 3:1 ndaj Tromsos.

Rashani fillimisht u pengua në zonë dhe nxori penalltinë për skuadrën e tij ndërsa sulmuesi Gytkjaer e shëndrroi në gol.

Ndërkohë golin e tij në këtë takim Elbasani e shënoi në minutën e 93-të pas një kundërsulmi të shpejtë.

Në 15 ndeshje këtë kampionat në Norvegji, Rashani ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Ndërkohë djaloshi nga Vushtrria ka shënuar gol edhe në Kupën e Norvegjisë dhe ka asistuar në dy të tjerë dhe në Ligën e Evropës ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime tjera.

Kjo formë e lartë e Rashanit e ka gëzuar edhe trajnerin Albert Bunjaku që ka një armë më të fortë për përballjen ndaj Finlandës më 5 shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori