LAJMI I FUNDIT:

Super Rashica, tjetër gol me Vitessen

Super Rashica, tjetër gol me Vitessen

Milot Rashica ka vazhduar me formën e tij mjaftë të mirë në kampionatin holandez.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur nga minuta e parë sfidën e Kupës së Holandës mes De Dijk dhe ekipit të tij Vitesse.


Në fund Vitesse shënoi fitore me rezultat të thellë 7:2, ndërsa Miloti arriti të shënoi një gol.

Ishte minuta e 82-të e ndeshjes, pranë rezultatit 2:5, kur vushtrriasi shënoi golin e gjashtë për ekipin e tij.

Forma e mirë e Rashicës është një lajm i mirë edhe për trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaku që në tetor do të përballet me Kroacinë në Shkodër. /Telegrafi/