Telegrafi.com është përzgjedhur ndër brendet më me ndikim në tregun kosovar.

Konsumatorë dhe profesionist të zgjedhur me kujdes kanë përzgjedhur Telegrafin lider në bazë kritereve të kualitetit, besueshmërisë, veçantisë dhe apelit emocional, kritere këto të aplikuara sipas standardeve ndërkombëtare të Superbrands.

Telegrafi është portali më i vizituar në gjuhën shqipe. Prapa suksesit të Telegrafit qëndron stafi profesional, i cili përmes përmbajtjes origjinale e të paanshme bën që këto shifra të lëvizin çdo ditë pozitivisht. Gjithashtu kemi arritur që me sukses të implementojmë trendet e fundit të teknologjisë informative dhe të ofrojmë produkte dhe shërbime inovative në treg për vizitorët dhe klientët tanë.

Çka është Superbrands

Superbrands është shpërblim për brendet botërore, që i prezentohet brendeve të përzgjedhura në bazë të votave të mbledhura nga ekspertët dhe konsumatorët. Organizata Superbrands është krenarë që ka filluar aktivitetet për brende në tregun kosovar që nga 15 Shtatori 2011.

Profesionistët e biznesit kosovar që janë përzgjedhur me kujdes, kanë zgjedhur brendet duke aplikuar kriteret e standardeve ndërkombëtare të Superbrands bazuar në:

  • Kualitet
  • Besueshmëri
  • Veçantisë dhe
  • Apelit emocional


Brendet që kanë arritur pikët më të larta nga ekspertët dhe konsumatorët janë të shpërblyer me statusin e Superbrendit, dhe janë të ftuar ta shfrytëzojnë atë duke e përdorur vulën e shpërblimit në paketimet e produktit, në mesazhet e shitjes interne dhe eksterne, në reklama dhe të gjitha mjetet tjera të komunikimit, dhe të publikojnë profilin e brendit në publikimet vjetore të Superbrands.

Historia e Superbrands

Aktivitetet e para filluan në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1994 me një emision në Radion BBC London. Emisioni kishte për qëllim që t'u jepte konsumatorëve një ide për rëndësinë që kanë superbrendet në jetën e tyre. Pas suksesit të madh të këtij emisioni, organizata Superbrands u formua si organ në vitin 1995, që identifikon dhe promovon brendet e fuqishme.

Sot, Superbrands bashkëpunon me më shumë se 20.000 brende të fuqishme në mbarë botën si Coca-Cola, Google, Apple, Microsoft, Mercedes Benz, Sony, Pampers, McDonald's, Porsche, Nescaf√© dhe Adidas

Projekti është aktiv në rajonin e Adriatikut që nga viti 2006 dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme

Ju faleminderit
Telegrafi.com