LAJMI I FUNDIT:

Superfuqitë paralajmërojnë konflikt të përjetshëm në mes Palestinës dhe Izraelit

Superfuqitë paralajmërojnë konflikt të përjetshëm në mes Palestinës dhe Izraelit

Disa prej fuqive më të mëdha botërore kanë dhënë alarmin e një konflikti të përjetshëm mes izraelitëve dhe palestinezëve, pasi që asnjëra palë nuk ndërmerr veprime pozitive sa I përket shuarjes së konflikteve të vjetra.

Bisedimet e fundit direkte ndërmjet të dyja vendeve ishin ato prillit 2014. Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia, kanë bërë përpjekje që më 2002 – si një grup ndërmjetësues – për t’i dhënë një shtysë bisedimeve të ngecura për paqe.


Janë disa aspekte kyçe që vazhdojnë t’i “hedhin benzinë zjarrit” të konfliktit, e këto janë: dhuna e vazhdueshme, terrorizmi dhe nxitja; zgjerimi i blloqeve të banimit prej izraelitëve; si dhe mungesa e kontrollit të Rripit të Gazës nga Autoriteti Palestinez, i cili e ka selinë në Bregun Perëndimor.

Raporti për këtë situatë vjen në një kohë tensionesh të përshkallëzuara mes Izraelit dhe Palestinës, për shkak të një vale sulmesh vdekjeprurëse të palestinezëve ndaj izraelitëve, si dhe forcimit të masave të sigurisë së Izraelit kundër palestinezëve.