LAJMI I FUNDIT:

Surpriza emocionuese që ministri Tahiri i bëri policit të dalë në pension (Video)

Surpriza emocionuese që ministri Tahiri i bëri policit të dalë në pension (Video)

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka postuar sot në rrjetet sociale një video emocionuese.

Bëhet fjalë për një surprizë që i është bërë efektivit që del në pension dhe lë motorin me të cilin ka punuar 22 vjet, pas 45 viteve në Polici, përcjellin mediat shqiptare.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shkruan në “Facebook”:

“45 vjet ne Polici, 22 vjet me të njëjtin motor. Çfarë emocioni, surpriza qe i rezervuam Xhemilit ditën e fundit të punës së tij. Emocion i pamasë edhe për mua. Për të gjithë ne. Pas 45 viteve në Polici, Xhemili doli sot ne pension. Faleminderit me gjithë zemër për shërbimin në Policinë e Shtetit. Frymëzim për të rinjtë e te rejat”.