LAJMI I FUNDIT:

Suspendohen Conte, Bonucci, Chiellini dhe Vucinic

Suspendohen Conte, Bonucci, Chiellini dhe Vucinic

Komisioni disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe Lega Calcios, ka shpërndarë dënime të shumta dhe të rënda për shumë pjestarë të stafit teknik të Juventusit, pas reagimeve të ashpra ndaj gjyqtarit pas takimit ndaj Genoas.

Kështu, për reagimin e tij jashtëzakonisht banal në fushë, trajneri Antonio Conte dënohet me dy ndeshje suspendim dhe 10 mijë euro gjobë. Dy ndeshje suspendim dhe 10 mijë euro gjobë do t’i ‘paguajë’ edhe Leonardo Bonucci, i cili ashtu si Conte polemizoi me gjyqtarin në fushë.

Më mirë nuk do të kalojnë as lojtarët e pjestarë të tjerë të stafit drejtues. Giorgio Chiellini do t’i palojë pesë mijë euro dhe do të mungojë një ndeshje, ashtu sikurse Vucinic që po ashtu suspendohet me një ndeshje dhe me pesë mijë euro gjobë.


Nga stafi drejtues vlen të përmendet se deri më 18 shkurt pezullohet nga aktivitet Giuseppe Marotta, që pas ndeshjes aludoi se gjyqtari nga Napoli ndëshkoi Juventusin për t’i lënë mundësinë Napolit të afrohet në tabelë.

Reagimet e ashpra erdhën pas gabimit të gjyqtarit Marco Guida në takimin ndaj Genoas, ku Juventusit iu mohua një penalti në fund të ndeshjes që përfundoi me rezultat 1-1.

Juventusi pritet t’i apelojë këto dënime, por me mungesa Bianconerët do të ballafaqohen në dy ndeshjet e radhës ndaj Chievos në udhëtim dhe Fiorentinës në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori