LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet nga shkolla, veç pse e postoi fotografinë e ujit të turbullt (Foto)

Suspendohet nga shkolla, veç pse e postoi fotografinë e ujit të turbullt (Foto)

Hazel Juco, që është nxënëse në shkollën e mesme John Glenn në Kaliforni, e ka postuar në rrjetin social një fotografi, ku shihet uji i turbullt që rrjedh nga kroi i tualetit.

Për këtë arsye, zyrtarët e shkollës e kanë suspenduar dhe ajo nuk është duke i ndjekur mësimet, transmeton Telegrafi. Nën akuzën për ‘përdorim të pajisjeve elektronike brenda tualetit’, i është dhënë dënimi që të qëndrojë larg objektit mësimor.


Por, adoleshentja ka thënë se ka dashur të ankohet, në mënyrë që dikush ta shohë videon dhe të ndihmojë që të riparohet sistemi i ujit.

“Ka shumë vajza që bëjnë ‘selfie’ dhe askush nuk i suspendon, kurse unë shpreha shqetësimin sepse ky ujë nuk është në rregull dhe mund të përmbajë ndonjë virus”, ka thënë Juco.

Në anën tjetër, zyrtarët e shkollës nuk kanë dhënë përgjigje meqë ende po e shqyrtojnë vendimin. /Telegrafi/

Suspendohet nga shkolla pasi postoi fotografinë e ujit të turbullt që rridhte nga kroi foto 2