LAJMI I FUNDIT:

Suzana Shkreli: Do të jem shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan

Suzana Shkreli: Do të jem shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan

Shqiptarja Suzanna Shkreli është 29 vjeç. Është femra më e re kandidate për Kongresin Amerikan, dhe shqiptarja e parë që kandidon për të qenë pjesë e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, duke përfaqësuar distriktin 8 të Michigan.

Prokuroja shqiptaro amerikane, fitoi përballë kandidaturave të tjera demokrate dhe tani garon përballë republikanit Mike Bishop, i cili ka qenë dy herë pjesë e Kongresit.


Por, kush është Suzanna Shkreli?

E lindur dhe rritur në Michigan, por me prejardhje nga Malësia e Madhe, është fëmijë i dy prindërve nga Ulqini dhe Gruda. Prindërit Zef dhe Maria Shkreli, kanë emigruar në Amerikë për një jetë më të mirë për katër fëmijët e vet. Suzanna ka një motër më të madhe Diana, një vëlla binjak Paul  dhe Mark vëllai i vogël.

E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzanna përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi. Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Kur iu propozua të bëhej pjesë e politikës ajo nuk tha jo, sepse Suzanna Shkreli nuk i thotë kurrë jo, një sfide.

Në një intervistë për dritare.net, Suzanna flet mbi fushatën elektorale, dhe sa e rëndësishme është për të, mbështetja nga shqiptarët.

Mbështetje, që i duhet të fitoje garën e saj, të grave si ajo, të shqiptareve si ajo. Sepse nëse fiton Suzanna, jo thjesht do të bëjë histori si shqiptarja e parë në Kongres, por do të hapë rrugë për shqiptarët në Kongres. Ndaj, në votën për Suzanna Shkrelin, shqiptarët e Amerikës, nuk mund të ndahen në demokratë e repubikanë. Të gjithë do të votojnë Suzannën si shqiptarë.

Ju jeni kandidate Demokrate për Kongresin Amerikan, si iu duket kjo eksperiencë e re? Ka qënë politika një ëndërr për ju?

Suzana Shkreli: Unë asnjëherë nuk kam ëndërruar të jem një Kongresmene. Si një prokurore në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve, i kam kaluar ditët e mia në sallën e gjyqit, duke mbrojtur fëmijët e abuzuar fizikisht dhe seksualisht. Kur u zgjodha për të kandiduar, isha e vetëdijshme që nuk do të qe e lehtë. Por njëkohësisht e dija që distrikti i 8 i Michigan, kishte nevojë për dikë që nuk ka frikë të ndërmarrë sfida të forta, për familjet e klasës së mesme të Michigan. Në Kongres, unë do të mbroj të dyja palët dhe do të sigurohem që familjet e Michigan të ecin përpara.

Zgjedhjet do të mbahen në Nëntor, si po shkon fushata juaj?

Suzana Shkreli: Fushata po shkon shumë mirë. Ne kemi mbështetjen e Komitetit Demokratik për Fushatën në Kongres, njëkohësisht kemi përkrahje nga organizata, shoqata, dhe anëtarë të respektuar të Kongresit dhe Senatit. Ka një vrull dhe energji të pabesueshme për fushatën tonë historike.

Ju jeni shqiptare, por lindur dhe rritur në Michigan, Amerikë, sa e lidhur jeni ju me Shqipërinë?

Suzana Shkreli: Kam qenë disa herë në Shqipëri dhe Malësinë e Madhe, me pushime. Në Qershor, kam kaluar një jave duke folur me prokurorët në Shqipëri për të drejtat e viktimave të krimit, në emër të Departamentit të Drejtësisë Amerikane. Ishte një eksperiencë e pabesueshme. U përpoqa të bëj atë që gjithmonë kam dashur të bëj, të ndihmoj vendin tim të ecë përpara.

Më pëlqen shumë kultura shqiptare, historia dhe vlerat e mëdha që shqiptarët kanë, besa dhe mirëpritja. Unë jam krenare që e jetoj jetën time duke mbajtur fjalën, duke dhënë besën time.

Nëse ju e fitoni këtë garë, cilat do të jenë janë planet tuaja për Kongresin?

Suzana Shkreli: Do të fokusohem te punët e paguara më mirë, duke u siguruar që forca jonë punëtore të mos largohet nga vendi. Duhet të krijojmë një mjedis miqësor për bizneset. Në mënyrë që pronarët e bizneseve të vogla, të kenë mundësi për të rritur bizneset e tyre, siç bënë edhe prindërit e mi. Ne duhet të mbrojmë sigurinë sociale, dhe t’i japim kujdesin shëndetësor të moshuarve, të cilën ia kanë dedikuar të gjitha vitet e punës këtyre programeve, në vend që të votonin për t’i privatizuar. Në fund, si dikush që ende po paguan për kredinë studentore, unë dua të kontribuoj që Universitetet të jenë të përballueshme për brezin e ardhshëm. /Dritare.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori