LAJMI I FUNDIT:

Swisscoy në Kosovë deri në fund të 2017-ës

Swisscoy në Kosovë deri në fund të 2017-ës

Me vendimin e marrë unanimisht nga Dhoma e Kantoneve parashihet që misioni ushtarak i Zvicrës të qëndrojë në Kosovë deri në fund të vitit 2017.

Pasi që Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e kishte dhënë më parë pëlqimin për zgjatjen e misionit të Swisscoy-t në Kosovë, këtë e ka bërë sot edhe Dhoma e Kantoneve. Me vendimin e votuar në mënyrë unanime parashihet që misioni ushtarak i Zvicrës në kuadër të KFOR-it të qëndrojë në Kosovë deri në fund të vitit 2017.

Veç kësaj, kontingjenti ekzistues i Swisscoy-t do të rritet, nga 220 trupa sa e përbëjnë tash në 235 sish.

Nga ana tjetër, trupat rezervë që shërbejnë për shtime të përkohshme të kontingjentit, do të zvogëlohet. Nëse deri më tash maksimalisht 80 ushtarë zviceranë mund të dërgoheshin si shtesë në Kosovë për më së gjati një vjet, tash e tutje ky numër bie në 60 ushtarë të cilët mund të dërgohen atje për më së shumti 4 muaj, transmeton Klan Kosova.

Rritja e kontingjentit kosovar shton për 1.6 milion franga koston vjetore e cila me këtë shtesë arrin në 44.2 milionë franga.

Në arsyetimin që zëdhënësi i komisionit për mbrojtje, në Dhomën e Kantoneve Isidor Baumann (CVP/PDC) ka dhënë për zgjatjen e misionit thuhet se Kosova ka ende nevojë për mbështetje në ndërtimin e strukturave të shtetit të së drejtës, si në aspektin e personelit ashtu dhe në atë të financave, shkruan srf.ch. Ndërsa, sipas ministrit të mbrojtjes, Ueli Mauerer, veçanërisht në veriun e vendit vazhdon të mbretërojë krimi i organizuar dhe dhuna.

Vazhdimin e misionit të Swisscoy-t në Kosovë Maurer e ka lidhur edhe me konfliktet e reja në lindje. Evropa dhe Zvicra vazhdojnë të jenë të interesuara për një Ballkan stabil.

Misioni Swisscoy ndodhet në Kosovë që nga tetori i vitit 1999 si pjesë e KFOR-it. Që nga fillimi e deri më tash në këtë mision kanë marrë pjesë 5400 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Zvicrës. Duke filluar nga viti 2002, pjesëtarët në mision janë të armatosur, ndërsa mandati i misionit aktual përfundon në fund të vitit 2014. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori