LAJMI I FUNDIT:

Tabela që “mashtron” shoferët për kilometra (Foto)

Tabela që “mashtron” shoferët për kilometra (Foto)

Një tabelë e vendosur në Mazgit afër Prishtinës, ka për synim që të informojë saktë udhëtarët që kalojnë nëpër autostradë se sa kilometra larg janë qytetet përreth.

Por, aty ka një gabim. Nëse drejtuesit e makinave shpresojnë se për 13 kilometra nga aty do të mbërrijnë në Podujevë – e kanë gabim. Atyre do t’ju duhet më shumë se dyfishi i saj.


Fillimisht këtë gabim e ka vërejtur një lexues i portalit Koha.net, që është njohës i mirë i kësaj ane. Ai ka thënë se nga aty Podujeva ka rreth 30 kilometra, e deri në Merdarë, në kufi me Serbinë, 38 kilometra.

mazgiti