Duke filluar nga muaji tjetër, Policia Rrugore do fillojë masat paraprake sensibilizuese për përdorimin e celularit në makinë. “Vitin e kaluar 15 për qind e aksidenteve fatale kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të celularit në drejtimin e automjetit”, tha Saimir Tahiri.
Sipas ministrit të Brendshëm, do të merrem masa radikale për ta bërë edhe përdorimin e celularit, njëlloj si rripin e sigurimit, një gjë tërësisht të palejueshme në drejtimin e automjetit.
Ai u ndal duke theksuar se me rripin e sigurimit dhamë prova se mund të bëjmë shumë për të parandaluar humbjen e jetës së njerëzve edhe me mospërdorimin e celularit në rrugë do të kemi të njëjtin rezultat dhe sukses.
“Ka nevojë për t’u ndryshuar Kodi Rrugor dhe për këtë arsye do të shtojmë masën e gjobës për ata që përdorin celularin në drejtimin e mjetit. Nga ana tjetër do aplikojmë masën e sotme maksimale. Policia Rrugore do të përdorë këtë si një pretekst të nevojshëm për të futur në kontroll total çdo person që përdorë celularin në drejtimin e automjetit. Çdo person me celularë në dorë duke i dhënë makinës është një rrezik publik. Ne do e quajmë si stacionin e dytë, gurin kilometrik të dytë, për të arritur gjithçka është e mundur nëpërmjet masave sensibilizuese dhe ndëshkuese në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë