LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Në raundin e tretë të bisedimeve, për të pagjeturit

Tahiri: Në raundin e tretë të bisedimeve, për të pagjeturit

Tash e 18 vjet më shumë se 1600 persona në Kosovë figurojnë të zhdukur. Qe 18 vjet qindra familje kosovare po jetojnë me plagë të hapura dhe me shpresën e shuar se tashmë institucionet kosovare do ta zgjidhin çështjen e familjarëve të tyre të zhdukur.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për “Zëri” se në rundin e tretë të bisedimeve Kosovë – Serbi çështja e të pagjeturve do të jetë më e rëndësishmja që do të diskutohet.


“Kjo temë do të jetë tema kryesore në rundin e tretë të bisedimeve në kuadër të temave të reparacionit”, ka thënë Tahiri. Ajo ka shtuar se ende ka shumë mënyra se si mund të ndihmohet ky proces.

“Në mënyrë të veçantë, përmes hapjes së arkivave të ushtrisë dhe të policisë serbe, meqë tashmë edhe është konfirmuar se në këto arkiva ka të dhëna që do të mundë të ndihmonin në zgjidhjen, gjegjësisht ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave që vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë”, thuhet në përgjigjet e Tahirit.

Në anën tjetër kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, nuk është shprehur i kënaqur me punën e ministres Tahiri deri më sot. Madje dyshon që kjo temë do të hapet në Bruksel edhe tani./Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori