LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Njohja nga Serbia vjen në fund të dialogut

Tahiri: Njohja nga Serbia vjen në fund të dialogut

Duke folur në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që iu kushtua dialogut Prishtinë-Beograd, ministrja pa portofol, Edita Tahiri, tha se njohja duhet të vijë në fund të këtij dialogu, ashtu si paqja në fund të luftës.

“Ne e konsiderojmë këtë dialog si dialog për fqinjësi të mirë dhe vlera e tij lidhet me aspiratën tonë euroatlantike e përkushtimin tonë për stabilitet dhe me vizionin që pas luftës vjen paqja. Kjo paqe nënkupton qe në fund te dialogut duhet të ndodhë njohja mes dy shteteve. Çështje kryesore, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, është bazë për krijimin e marrëdhënieve paqësore mes dy popujve,” tha Tahiri, sipas së cilës dialogu i Brukselit po jep rezultate.


Ministrja për Dialog tha se integrimi i vendeve të Ballkanit në BE duhet të përshpejtohet.

“Qeveria e Kosovës mendon që BE-ja duhet të përshpejtojë procedurat e integrimit për vendet e Ballkanit, e kështu do të krijohej stabilitet,” tha Tahiri.

Ministres pastaj iu shtruan pyetje nga të pranishmit. Xhavit Haliti e pyeti Tahirin se për cilat marrëveshje që nuk është duke i zbatuar Kosova po akuzon Serbia.

“Direkt po ju them: Kosova nuk ka zbatu marrëveshjen për kthimin e dokumenteve kadastrale nga Serbia, se jemi vonuar me ligjin dhe marrëveshjen për Asociacionin, e të tjerat i ka zbatuar me përpikëri. Serbia nuk ka zbatu marrëveshjen për kodin telefonik, marrëveshjen për KOSTT-in, marrëveshjen për diplomat universitare, nuk ka shuar ende edhe një numër të strukturave paralele”, tha Tahiri, e cila formimin e Asociacionit të Komunave Serbe e lidhi me shuarjen e plotë strukturave paralele.

“Pa u shuar të gjitha strukturat e mbetura paralele në Kosovë nuk mund të funksionojë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Tahirit iu shtrua edhe një pyetje se si Qeveria e Kosovës do t’i motivojë serbët e vendit për t’u integruar, kur ata më me dëshirë do të ishin pjesë e Serbisë.

“Serbët e Kosovës pas luftës janë integruar në sistemin institucional, por me ta vazhdimisht kemi ndërhyrje nga ana e Serbisë, duke i penguar të bëhen e ardhmja e Kosovës e ta ndërtojmë shtetin e ri. Në të gjitha qeveritë e parlamentet kemi pasur përfaqësues të tyre. Plani i Ahtisaarit ka parapa më shumë të drejta sesa komunitetetet tjera, si një diskriminim pozitiv për motivimin e tyre”, tha Tahiri.

Seminari Rose Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të vazhdojë edhe nesër e pasnesër. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori