LAJMI I FUNDIT:

Tahiri priti sot në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës

Tahiri priti sot në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur sot në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës të kryesuar nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani, të shoqëruar edhe nga gazetari i shquar Nefail Maliqi nga Presheva.

“Në këtë takim u bisedua për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe ato të Luginës së Preshevës”, thuhet në njoftimin për media.


Ministria Tahiri tha se pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është e paknaqëshme sepse Serbia vazhdon me politikat e saja diskriminuese që kanë synim largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.
” Kosova dhe Shqipëria kanë filluar të punojnë më shumë për t’i mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për këtë qëllim unë gjatë vizitës që kisha në Tiranë si dhe në një nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës kam kërkuar që ky angazhim i përbashkët i dy qeverive të shtohet më shumë edhe në formë të një strategjie të përbashkët për të ndihmuar zhvillimin dhe forcimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës përmes programeve konkrete në fushën e arsimit, ekonomisë dhe fusha tjera”, tha ministrja Tahiri.
Ajo potencoi sidomos nevojën e hapjes së një Universiteti shqiptar në Luginën e Preshevës, duke thënë se sipas standardeve evropiane kjo e drejtë i takon pakicave.
“Atë që Serbia kërkon për minoritetin serb jashtë vendit duhet ta bëjë për minoritetet që jetojnë në Serbi”, theksoi Tahiri, sepse kjo kontribuon për fqinjësi të mirë mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri gjithashtu potencoi se edhe në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë disa nga marrëveshjet kanë ndikim pozitiv në përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje, siç është marrëveshja për njohjen e diplomave, marrëveshja për lirimin nga tarifat shtesë për sigurimin e automjeteve, marrëveshja për hapjen edhe të pikë kalimit kufitar mes Medvegjës dhe Kamenicës, të pikëkalimi kufitar Kapi, marrëveshja e IBM-it, etj.

Kryetari Kamberi falënderoi ministren Tahiri për angazhimin e saj të vazhdueshëm për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe në dialogun e Brukselit. Ai pastaj gjerësisht foli për problemet dhe sfidat e shqiptarëve, veçmas për problemin e largimit të shqiptarëve në mungesë të perspektivës. Ai tha se përmirësimin e pozitës së të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kanë të gjithë obligim.

Kryetarja Sinani foli për gjendjen e shqiptarëve në komunën e Preshevës dhe potencoi nevojën për një përkrahje më të madhe nga Kosova.

Në fund të këtij takimi, ministrja Tahiri së bashku me kryetarin Kamberi dhe kryetaren e Kuvendit të Preshevës, Sinani u pajtuan që duhet të forcohen lidhjet dhe bashkëpunimi i mëtejmë si dhe të vazhdohet komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku për zgjidhjen e problemeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori