LAJMI I FUNDIT:

Tahiri, shumë kërkesa për BE-në

Tahiri, shumë kërkesa për BE-në

Udhëheqësja e Dialogut Teknik, Edita Tahiri, ka kërkuar nga BE-ja që të sigurojë lirinë e lëvizjes për qytetarët dhe zyrtarët policorë e doganorë në drejtim të pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe shpërbërjen e strukturave ilegale serbe, në mënyrë që t’u krijohen kushte zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Sa i përket zgjidhjes së favorshme për tarifat e sigurimit të automjeteve, ajo ka kërkuar mbështetje nga BE-ja për përfaqësimin e Kosovës në Këshillin e Byrosë Evropiane të Sigurimeve përmes një shteti të tretë, me të cilën do të ofroheshin zgjidhje në favor të qytetarëve dhe do të eliminohej problemi aktual i tarifave të papërballueshme të sigurimeve.

Po ashtu u kërkua ndërhyrja e BE-së lidhur me evitimin e problemeve në zbatimin e marrëveshjes për diploma, duke vënë në pah se pagesa e lartë administrative të cilën e ka vendosur pala serbe është në kundërshtim me Marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave sikur edhe problemet e qasjes selektive ndaj kësaj marrëveshjeje.


Këto kërkesa Tahiri i ka bërë gjatë takimit me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së, Frenando Gentilini, ku për temë diskutimi kishin gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori