Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur në takim një delegacion të Bashkimit Evropian të kryesuar nga Thomas Busch.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë shqyrtimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit me fokus të veçantë për zhbllokimin e atyre të cilat nuk po zbatohen nga ana e Serbisë.
Ministrja Tahiri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për dialogun për fqinjësi të mirë sepse është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për integrimin e Kosovës në BE, ku fqinjësia e mirë është njëra nga kushtet kryesore.
“Mbi këto baza, dialogu i Brukselit ka ndihmuar shumë Kosovën në rrugën e integrimit evropian, çka është konfirmuar me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së dhe rekomandimin për liberalizimin e vizave. Për këto arsye ne edhe kemi qenë gjithnjë serioz në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshjet e Brukselit. Mirëpo, tash e sa kohë Serbia ka bllokuar zbatimin e marrëveshjeve për çështjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën, pavarësimin e KOSTT-it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës dhe kthimin e saj në një urë bashkuese të lëvizjes së lirë, theksoi Tahiri. Në takimet tona në Bruksel, unë ju kam informuar në vazhdimësi dhe në mënyrë të argumentuar se Serbisë po i mungon vullneti politik për zbatimin e këtyre marrëveshjeve që janë të një rëndësie të madhe për Kosovën dhe në qershor të këtij viti ju kemi paraqitur raportin e Qeverisë së Kosovës për gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve për periudhën janar- qershor 2016. Por, për fat të keq ende nuk kemi një zhbllokim të procesit, përkundër angazhimeve tuaja maksimale si BE për heqjen e pengesave për zbatim”, potencoi Tahiri.
Ajo ritheksoi se mos zbatimi i marrëveshjeve për kodin shtetëror për Kosovën, fillimin e funksionimit të pavarur të sistemit të transmisionit të energjisë së Kosovës (KOSTT), marrëveshje këto të cilat tash e pesë vite janë në tryezën e bisedimeve në Bruksel, përbën një shkelje serioze të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë.
“Qëndrimi jonë si Qeveri për këtë situatë është i qartë dhe i njohur për juve si BE, se pa u zbatuar këto tre marrëveshje të rëndësishme për neve, nuk do të ndërmarrim asnjë hap rreth zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Si dhe që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe as nuk do të jetë një nivel i tretë i qeverisjes, sepse këto kompetenca nuk i lejohen nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, dhe se Marrëveshja bazohet në ligjet e Kosovës”, tha Tahiri.
Ministrja Tahiri po ashtu tha se derisa Serbia ka bllokuar proceset zbatuese të dialogut të Brukselit, ajo në anën tjetër ka vazhduar me veprimet e saja destruktive ndaj Kosovës duke ndërhyrë ilegalisht me pretendimet për ndërtime ilegale në veri të vendit me synime djallëzore të ndryshimit të strukturës etnike.
“Këto veprime të Serbisë kanë ngritur tensione dhe pakënaqësi dhe mund të jenë destabilizuese për situatën e mirë të sigurisë që e kemi arritur me mund të madh së bashku me juve BE-në, SHBA-të, Gjermaninë e partnerë të tjerë. Prandaj kërkoj nga ju si BE që të merrni të gjitha masat për të ndalur Serbinë dhe destruksionet e saja, sepse në të kundërtën do të detyrohemi që me forcën e ligjit t’i ndalim ne si Qeveri e Kosovës”, tha Tahiri, sipas komunikatës së Kryeministrisë.
Referuar komunikatës së Kryeministrisë, zyrtarët e Bashkimit Evropian rikonformuan qëndrimin e tyre se palët në këtë dialog duhet të jenë koherente dhe konsistente në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe premtuan që për këtë qëllim do të jenë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha palët për implementimin obligimeve të tyre.
Ata theksuan se nga zbatimi i Marrëveshjeve të Brukselit varet shumë edhe progresi i secilit vend në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
Zyrtarët e BE-së kërkuan angazhime të palëve në vazhdimësi, pavarësisht periudhës verore dhe njoftuan se së shpejti do të mund të ketë zhvillime të reja për takime zbatuese në Bruksel për të cilat do na mbajnë të informuar.
“Në fund, palët u pajtuan për intensifikimin e punëve me qëllim implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Rruga drejt BE-së bëhet më e qartë për të gjithë vetëm atëherë kur përmbushen obligimet nga secila palë për paqe e stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe promovim të fqinjësisë së mirë për secilin vend aspirant për t’u bërë anëtarë të familjes evropiane një ditë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre