LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Trualli i xhamisë te ura në Mitrovicë është i mbrojtur me garanci të plotë

Tahiri: Trualli i xhamisë te ura në Mitrovicë është i mbrojtur me garanci të plotë

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot ka filluar takimet për telekomin me delegacionin e Serbisë, që do të zgjasin katër ditë.

Temë kryesore dhe e vetme e këtij raundi është ‘Kodin me prefiksin e ri’ për Kosovën, dhe bisedimet do të fokusohen në finalizimin e të gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marr kodin telefonik shtetëror +383 nga ana e ITU-së.


Ministrja Tahiri, në një intervistë për KosovaPress, tha sot se Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët dhe në bazë të asaj që kanë nxjerr në letër në Bruksel.

Tahiri është optimiste se do të arrihet marrëveshje për telekomin, meqë sipas saj, edhe Bashkimi Evropian është mjaft i angazhuar për arritjen e kësaj marrëveshje.

“Tema kryesore dhe e vetme është telekomi, përkatësisht kodi telefonik për Kosovën. Normalisht se në këto bisedime do të punojmë për t’i finalizuar hapat e fundit për të cilat nuk jemi pajtuar, por besojmë se gjatë këtyre bisedimeve që po ndodhin tani në Bruksel, do të pajtohemi”, tha Tahiri.

Për sa i përket çështjes së ngritur së fundmi në disa media se në punimet në Urën e Ibrit, janë parë se po ndërtohet edhe një fushë tenisi në tokën e Xhamisë së Ibrit, ministrja Tahiri thotë se kjo nuk do të mund të bëhet, duke hedhur poshtë këto të dhëna.

Ministrja tha se Plani për Rivitalizimin e Urës së Ibrit nuk e përfshinë truallin e xhamisë në Mitrovicës.

Sipas saj, kjo temë dhe kjo marrëveshje është arritur më 25 gusht 2015, e cila ka filluar të zbatohet më 14 gusht sivjet dhe me çka e mbron pronën e xhamisë.

“Me kohë jemi kujdesur që plani i rivitalzimit të jetë i tillë, pra që nuk cenon pronën e xhamisë. Mund t’ju them që kryetari i komunës, Agim Bahtiri, në kohën kur ne i zhvillonim bisedimet për Planin, ka prezantuar edhe dokumentacionin e truallit të xhamisë dhe parcelat kadastrale në mënyrë që të mos përfshihet në rivitalzim. Prandaj, ato që i ka deklaruar Nexhemdin Spahiu nuk qëndrojnë. Duket se Spahiu ka folur pa hyrë në analizën e këtyre dokumenteve që janë në websaitin e Qeverisë së Kosovës”, tha Tahiri.

Ajo tha se këto deklarata nga ana e Spahiut janë paushall.

“Po e them edhe një herë se marrëveshja për Planin rivitalizues nuk e përfshinë truallin e xhamisë. Dhe për të ne kemi luftuar si delegacion i Kosovës në kohën kur është arrit marrëveshja, Pra, e kemi mbrojtur parcelën e xhamisë dhe unë kam takuar përfaqësuesin e komunitetit mysliman të Mitrovicës së bashku me kryetarin e Mitrovicë, ku i kam siguruar për marrëveshjen, duke ia bërë të qartë se parcela e xhamisë është e mbrojtur dhe nuk përfshihet rivitalizim”, thotë ajo.

Ajo nuk e ka parë të arsyeshme ngritjen e kësaj çështje në Bruksel, ku sipas saj, me kohë kur është diskutuar për këtë temë është bërë edhe mbrojtja e pronës së xhamisë.

“Marrëveshje nuk devijon. E them këtë me garanci të plotë. Këtë garanci mund ta merrni edhe nga përfaqësues të BE-së, se parcela e xhamisë është e mbrojtur, sepse është e xhamisë. Dhe ne me kohë i kemi rregulluar këto gjëra, pra nuk ka nevojë me ngritë një çështje që është e garantuar”, tha Tahiri.

KosovaPress-i ka siguruar Master planin e projektit për rivitalizimin e Urës së Ibrit, që dëshmon atë se parcela e xhamisë është e paprekshme.

Ndryshe, xhamia e Ibrit ishte më e vjetra në Mitrovicë, që u dogj dhe u rrënua nga forcat serbe në prill të vitit 1999. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori