LAJMI I FUNDIT:

Takimi Jahjaga-Nikolic, në favor të Serbisë?

Takimi Jahjaga-Nikolic, në favor të Serbisë?

Mirëpresim takimin e ardhshëm të presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomislav Nikolic, sepse kjo do të përmirësojë situatën në rajon dhe do të jetë parakusht për përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, gjë që nënkupton edhe marrjen e datës së negociatave për anëtarësim, thonë raportuesit e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, Ulrike Lunacek dhe Jelko Kacin.

Kacin mendon se çdo takim i zyrtarëve të lartë shtetëror kontribuon në krijimin e besimit dhe marrëdhënieve normale mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Më duhet të theksoj se takimi ka mundur të ndodhë shumë më herët, falë iniciativës së Presidentit malazez Vujanovic, por atëherë kjo nuk ka ndodhur për shkak të vendimit të presidentit Nikolic. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë", tha Kacin për Danas.


Kacin shpreson se ky takim do të jetë një pikë kthese për qasjen e Nikolicit ndaj çështjeve rajonale që mund të kontribuojnë në procesin e pajtimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

"Kryeministri Dacic tregoi vendosmëri dhe guxim të madh duke hyrë në dialog me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Përfshirja e Nikolicit mund të ndihmojë procesin e dialogut, që është i domosdoshëm për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE”, shton Kacin.

Ulrike Lunacek deklaron se mbështetët fuqishëm takimin e presidentëve të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Suzana Grubjesic, zëvendëskryeministrja serbe e ngarkuar me integrimin evropian, ka konfirmuar gjatë vizitës së saj të fundit në Bruksel se Nikolici do ta takojë Jahjagën, por nuk ka mundur ta tregojë datën. Sidoqoftë, ky është një lajm pozitiv”, tha Lunacek.

Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit të BE-së për zgjerim, Stefan Fule, tha se Komisioni Evropian mirëpret dhe inkurajon të gjitha hapat që çojnë në krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Agron Bajrami, kryeredaktori i gazetës Koha Ditore, vlerëson se Jahjaga dhe Nikolici do të takohen shpejtë, ndoshta në Bruksel, dhe se një takim i tillë do të shërbejë vetëm si mbështetje për marrëveshjet – e arritura dhe të ardhme – mes Thaçit dhe Dacicit.

Duke komentuar raportin e forcave në skenën politike në Kosovë, Bajrami theksoi se kryeministri Thaçi është në një pozitë ndryshe kundruall Dacicit.

"Thaçi ka aktualisht përkrahje të mjaftueshme të brendshme për dialogun. Edhe sikur ky të mos ishte rasti, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk do të mund t’ia siguronte këtë, pasi nuk ka asnjë peshë edhe rëndësi politike brenda Kosovës”, tha Bajrami.

"Bashkimi Evropian, si ndërmjetës në dialog, dëshiron të ofrojë mbështetje më të madhe procesin, sidomos tani që u hap pjesa më e ndjeshme e dialogut: zgjidhja për veriun dhe pranimi implicit i pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. BE-ja sidomos dëshiron ta ndihmojë kryeministrin serb, i cili, duket qartë, ka më shumë se Thaçi probleme të brendshme për shkak të dialogut”, tha ai.

Sipas Bajramit, me hedhjen në lojë të Nikolicit, Brukseli shpreson se do t’i arrijë dy gjëra: reduktimin e presionit ndaj Dacicit, i cili pjesërisht ka ardhur edhe nga Nikolici, si dhe të ndahet përgjegjësia – për të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e Brukselit, e sidomos ato që do të arrihen – midis kryeministrit dhe presidentit të Serbisë.

"Kështu Brukseli beson se rriten mundësitë që Serbia të pranojë zgjedhjet që po përfolen, e që përfshijnë, siç kemi dëgjuar disa herë këto ditë, një lloj autonomie për serbët në veri të Kosovës, e hapjen e rrugës së anëtarësimit të Kosovës në OKB. Por, do të jetë interesante për të parë se deri në çfarë mase Jahjaga dhe Nikolici do të mund të dalin nga kornizat dhe të hapin tema tjera, si situata në luginën e Preshevës”, thotë Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori