LAJMI I FUNDIT:

Talenti kosovar që po krahasohet me Ibrahimovicin dhe mund të zgjedh mes katër kombëtareve (Video)

Talenti kosovar që po krahasohet me Ibrahimovicin dhe mund të zgjedh mes katër kombëtareve (Video)

Mërgim Berisha është njëri nga futbollistët më të talentuar të futbollit në Austri. Mediet austriake e krahasojnë 18-vjeçarin me futbollistin suedez, Zlatan Ibrahimovic.

I lindur në Gjermani, nga një familje shqiptare e Kosovës, ai është shpërngulur si i ri në Austri së bashku me familjen, ku vazhdon të luajë ende.


Berisha është futbollist i skuadrës së madhe austriake, Red Bull Salzburg, por luan i huazuar në kategorinë e dytë të futbollit austriak, me Liefering. Në shtatë ndeshjet e para të sezonit, talenti kosovar ka arritur të shënojë shtatë herë.

Ai shprehet i kënaqur me krahasimet që i janë bërë me yllin e Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.

“Më duhet të punoj më shumë me topin, dhe mendoj se jam duke bërë progres”, thotë Mërgimi për portalin austriak Laola1.

Berisha tregon se ka disa opsione për të luajtur me kombëtaret e futbollit. Gjermania, Shqipëria, Kosova dhe Austria janë të gjitha opsione reale për futbollistin e talentuar me origjinë nga Kosova, transmeton Insajderi.

“Për mua nuk ka rëndësi nëse luajë me Kosovën, Gjermaninë apo ndoshta edhe me Austrinë”, shprehet Berisha, duke lënë të hapura të gjitha mundësitë. “Unë luajë prej vitesh në Austri dhe i njoh futbollistët. Mund të jetë një mundësi në të ardhmen”.

18-vjeçari nuk është paraqitur me asnjë skuadër kombëtare të kategorive të reja.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori