LAJMI I FUNDIT:

Tarifat për Rrugën e Kombit, 10 euro për autobusët, 15 euro për kamionët

Tarifat për Rrugën e Kombit, 10 euro për autobusët, 15 euro për kamionët

Pas dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit, BERZH në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë përfunduar një studim ku parashikohet dhënia me koncesion edhe e 8 rrugëve të tjera. Por, Ministria e Transporteve shpjegon se nuk ka asgjë konkrete pasi duhet që të përmbushen një sërë kriteresh në këto rrugë para se të merret një vendim.

Ndërkohë tarifa që do të paguajnë autobusët në Rrugën e Kombit do të jete dyfishi i vlerës së veturave pra 10 euro dhe kamionët 15 euro. Shteti ndërkohë pritet të subvencionojë koncesionarin për 13 vite me 5.6 milionë euro në vit.


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka rekomanduar qeverisë që të përgatisë dhënien me koncesion edhe për 8 rrugë të tjera në vend duke e përcaktuar të vetmin qëllim atë të mirëmbajtjes. Por Ministria e Transporteve shpjegon se për disa vite nuk do të jepet rrugë tjetër me koncesion përveç Rrugës se Kombit, pasi nuk përmbushin disa kushte midis të cilave më e rëndësishmja një rrugë dytësore pa pagesë.