LAJMI I FUNDIT:

Tash është e sigurt, do të vijë LaFerrari Spider

Tash është e sigurt, do të vijë LaFerrari Spider

Shefi i Fiat Chrysler Automobiles, Sergio Marchionne, ka konfirmuar se kompania e tij do të ofrojë një model LaFerrari Spider.

Në një intervistë për Automobile Magazine, ai ka konfirmuar se LaFerrari Spider është i pashmangshëm.

Marchione ka refuzuar të flasë për modelin, por thotë se tashmë ka njerëz që janë ofruar për të blerë një model të tillë.

LaFerrari Spider pritet të jetë i limituar në 150 deri 200 njësi dhe do të ketë motor 6.3-litërsh V12.