LAJMI I FUNDIT:

“Himnin kombëtar do ta këndojë edhe Granit Xhaka”

“Himnin kombëtar do ta këndojë edhe Granit Xhaka”

Taulant Xhaka ka deklaruar sot në një konferencë për media se gëzon një gjendje të mirë fizike dhe shprehet i gatshëm të luajë në ndeshjen e parë të Euro 2016 përballë Zvicrës.

Taulanti thotë se Graniti brenda vetes do ta këndojë himnin kombëtar shqiptar, pasi atë e kanë mësuar që të vogël në familje.


“Himni? Babai im ma ka mësuar. Gjithashtu e kam mësuar në shkollën shqipe për 4 vjet. Himnin e dimë të gjithë si familje, edhe Graniti. Graniti brenda vetes do ta këndojë himnin? Besoj që edhe Graniti përpara ndeshjes do ta këndojë himnin shqiptar brenda vetes. Ai ka gjak shqiptar”, shprehet Xhaka, transmeton Shekulli.

E në momentin që përmendet emri i Granitit, për Taulantin është e pashmangshme të mos flasë rreth duelit të 11 qershorit.

“Është kënaqësi që jemi dy vëllezër në Francë. Unë do të jap maksimumin për Shqipërinë dhe Graniti për Zvicrën. Natyrisht që kam shumë emocione, pasi luaj kundër vëllait tim. A do t’i kursej ndërhyrjet? Jap maksimumin për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi nëse kam përballë Granitin apo dikë tjetër, unë do të bëj atë që kërkon trajneri. Por nuk bëj ndërhyrje për të vrarë vëllanë tim apo dikë tjetër. Të gjitha ndërhyrjet në fushë i bëj brenda rregullave të lojës”, vijon ai.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori