LAJMI I FUNDIT:

Tavolinat për qëndrim në këmbë, e përmirësojnë shëndetin dhe e rrisin produktivitetin

Tavolinat për qëndrim në këmbë, e përmirësojnë shëndetin dhe e rrisin produktivitetin

Sipas disa studimeve, thuhet se tavolinat për qëndrim në këmbë e rrisin komoditetin në vend të punës, e gjithashtu e rrisin produktivitetin për gati 50 për qind.

Për këtë studim, hulumtuesit e kishin ekzaminuar produktivitetin e dy grupeve të ndara, të cilët janë punëtorë të një qendre të thirrjeve, përgjatë një periudhe prej gjashtë muajve.


Zbulimet kishin treguar se grupi i cili kishte punuar duke qëndruar në këmbë kishin qenë 46 për qind më produktiv sesa pala tjetër.

Produktiviteti ishte matur në bazë të asaj se sa thirrje të suksesshme i kishte pasur një punëtor brenda orës.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në IIE transactions on Occupational Ergonomics and Human Factors. /Telegrafi/