LAJMI I FUNDIT:

Të dënuarit kërkojnë kompensim nga shteti (Video)

Të dënuarit kërkojnë kompensim nga shteti (Video)

Mbi 8 mijë qytetarëve u janë shkelur të drejta kushtetuese, kur gjykata donë i dënuan për kundërvajtje me vuajte të dënimit me burgim. Gazmend Zeqiri, i cili është dënuar dy herë për kundërvajtje me vuajte të dënimit me burgim, thotë se do të kërkojë kompensimin nga shteti, pasi që gjykata nuk është dashur ta dënojë me burgim.

Gazmend Zeqiri, është njëri nga 8 mijë qytetarët e Kosovës që morën dënime në kundërshtim me Kushtetutën e vendit nga gjykatësit e gjykatave për vepra të kundërvajtjeve.


Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, dënimet me burgim për vepra të natyrës kundërvajtëse që nga 15 qershori i vitit 2008-të kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën. Përkundër këtij fakti, Gazmend Zeqiri dhe mijëra qytetarë tjerë janë dënuar me burgim. Siç tregoi hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, nga viti 2008 e deri më 2016 sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës dënimet me burgim për vepra të kundërvajtjeve i kanë vuajtur mbi 8 mijë qytetarë.

“Drejtësia në Kosovë” dëshmoi se askush nga institucionet përgjegjëse nuk e kanë vërejtur se dënimet me burgim për veprat të kundërvajtjeve kanë qenë në kundërshtim me normat e kushtetutës. As institucioni i Avokatit të Popullit i cili ka për mandat mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut nuk e ka vërejtur për më shuam se tetë vite që qytetarëve po u shkelen të drejta kushtetuese nga gjykatat tona.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, thotë se dënimet me burgim për vepra të kundërvajtjeve paraqesin shkelje të te drejtave kushtetuese, dhe sipas tij përgjegjës për këtë duhet të mbahet shteti.

Poashtu, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, thotë se qytetarët që janë prekur nga vendimet antikushtetuese te gjykatave duhet të kompensohen për dëmin që u është shkaktuar dhe kjo sipas tij do ketë një kosto të lartë financiare për shtetin.

Te gjeturat nga hulumtimi i ekipit të “Drejtësia në Kosovë”, nxorën në pah se Neni 29 i Kushtetutës përkufizon se dënime me burgim mund të shqiptohen vetëm për vepra penale e jo për vepra të tjera si kundërvajtjet apo gjobat në trafik. Por, siç tregoi hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, që nga viti 2008 e deri më sot për kundërvajtje burg kanë vuajtur mbi 8 mijë qytetarë të cilët kanë qëndruar nga 2 deri në 60 ditë burgim aq sa parashihej maksimumi i dënimeve për kundërvajtje.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori