LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha domethëniet e puthjes në ëndrrat tona

Të gjitha domethëniet e puthjes në ëndrrat tona

Puthja është manifestimi i parë, më elementar i dashurisë; një akt intimiteti. Mat ndjenjën e afrimit ne çift Në antikitet besohej se puthja ishte një akt magjik: dy persona shkëmbenin shpirtin duke u pushtuar fizikisht e shpirtërisht.

Puthje

Një ëndërr me një puthje është ogur i mirë që tregon dashuri, paqe dhe qetësi nëse jepet nga një person i dashur dhe në mënyrë të sinqertë, por nëse puthja nuk është e mirëpritur ose nga një i sëmurë, ju do të vuani nga ana shpirtërore.

Kur sheh të tjerët që puthen: Dikush do të mashtrojë. Kur jep një puthje: Duhet të mos jesh grykë. Kur merr një puthje: të presin sfida.

Në vesh

Nëse puthni një partner në vesh, dëshironi ta keni nën kontroll, ta pushtoni në trup e në shpirt.

I përkëdhelni ose ju përkëdhelin llapat e veshëve? Marrëdhënia juaj ka nevojë për ndonjë nxitje që të gjallërohet, është rasti që të fusni në punë fantazi në kur të zgjoheni!

Në gishta

Gishtat janë një simbol mashkullor, ndërkohë që e ndara midis dy gishtave simbolizon organin femëror. Të ëndërrosh sikur puth ose ju puthin gishtat do të thotë që po e shtyni marrëdhënien tuaj në një nivel më superior me më shumë ndjenjë.

Në buzë

Sa më e thellë është puthja dhe sa më e apasionuar, aq më shumë tregon se dëshirohet pushtimi total i partnerit. Por nëse është partneri ai që ju puth në mënyrë të thellë, kujdes: tregon se keni frikë se mos përpiheni nga posesiviteti i tij.

Në këmbë

Po zbrisni me këmbë në tokë. Keni nevojë për një marrëdhënie të thellë, të kompletuar, që t’ju kënaqë shpirtin dhe zemrën, por pa harruar absolutisht trupin.

Në sy

Nëse jeni ju ajo që puthni dikë në sy, ndoshta nuk doni që ai t’ju shohë si jeni. Është partneri ai që ju puthi në sy? Jeni të sigurta për sinqeritetin e ndjenjës së tij, e ndjeni që ju falënderon për atë dashuri.

Në faqe

Është puthja klasike e miqësisë. Nëse në ëndërr puthni ose putheni, dashuria është duke ardhur ose ka ikur dhe s’e keni vënë re.

Në kërthizë

Tregon që dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e fortë.

Në ballë

Të ëndërrosh sikur puthesh në zonën e sipërme të fytyrës, do të thotë pranim i tjetrit. Si të puthni, si të putheni nga partneri, harmonia e marrëdhënies është e qartë dhe mund t’i rezistojë kohës.

Në gjoks

Nëse është ai që ëndërron sikur puth partneren në gjoks, dëshiron një marrëdhëniet protetike, ka nevojë për një figurë mëmësore.  Nëse ajo e puth atë në këtë zonë, tregon që ajo tenton te marrë në dorë timonin e lidhjes e ta drejtojë sipas mënyrës së vet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori