LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë tallen me ta, por janë të vetmit njerëz që nuk preken nga kanceri

Të gjithë tallen me ta, por janë të vetmit njerëz që nuk preken nga kanceri

Në studimet e fundit të publikuara në revistën “Cancer Causes and Control” (Shkaktarët dhe kontrolli i kancerit), është zbuluar se në mesin e Amishëve, gati nuk është evidentuar ndonjë rast i kancerit. Ata konsiderohen si njerëzit më të shëndoshë në Amerikë.

Ekspertët nga Universiteti në Ohajo kanë nisur një studim te popullata Amish, në lidhje me atë se sa ndikon mungesa e kujdesit mjekësor konvencional në shkallën më të lartë të kancerit te ta. Megjithatë ajo çfarë ata gjetën ishte një shok i vërtetë.


U zbulua në fakt se amishët kanë nivel shumë më të ulët të kancerit sesa pjesa e mbetur e popullatës. Andaj, ekspertët vendosën që të hulumtojnë edhe më thellë mënyrën e tyre të jetesës, ushqimin e tyre, në mënyrë që të gjejnë arsyen për këtë gjetje.

amish-family-in-buggy8

Shumica e amishëve nuk pinë, nuk konsumojnë duhan dhe promiskuiteti seksual tek ta është në nivelin zero, e gjetur kjo që ka bërë ekspertët të vijnë në konstatim se kjo mënyrë e tyre e jetës ndikon në masë të madhe në zvogëlimin e rasteve të kancerit.

Mes faktorëve të tjerë është edhe volumi i madh i punës fizike. Shumica e amishëve merren me bujqësi, ndërtimtari dhe punë tjera, të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik, që i bën ata të jenë të shëndoshë.

Amish girls play softball after class during an end of the school year celebration on Tuesday, April 9, 2013 in Bergholz, Ohio. The celebration was also part of a farewell picnic for those sentenced in the hair and beard cutting scandal earlier in the year. (AP Photo/Scott R. Galvin)

Ndërsa pjesa tjetër e Amerikës qëndron para ekraneve gjithë ditën, amishët punojnë shumë, dhe kjo sipas ekspertëve ndikon në shëndetin e tyre të mrekullueshëm, transmeton tesheshi.com.

Edhe një element shumë me rëndësi, është fakti se amishët vetë mbjellin dhe kultivojnë ushqimin të cilin e hanë. Shfrytëzojnë metodat organike, përmes të cilave fitohen pemët dhe perimet e shëndetshme, qumështi dhe mishi i shëndetshëm, ushqimi i papërpunuar të cilin shumica e amerikanëve, edhe popujve tjerë kurrë nuk do të kenë mundësi ta shijojnë.

Amish family Bailey retouch

Edhe pse shumë tallen me mënyrën e tyre të jetës, i konsiderojnë të prapambetur dhe primitiv, përkushtimi i amishëve për një jetë të thjeshtë me ushqim të shëndoshë paraqet mënyrë të jetesës të cilin pjesa e mbetur e botës mundet vetëm ta ëndërrojë. /Telegrafi.com/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori