LAJMI I FUNDIT:

”Do të hyjmë në grevë për të drejtat tona!” (Video)

”Do të hyjmë në grevë për të drejtat tona!” (Video)

Të burgosurve shqiptarë në burgun e Prilepit, nuk u respektohen të drejtat themelore dhe gati çdo ditë po keqtrajtohen fizikisht dhe psiqikisht, pohon për TV21, një i burgosur, vëllai i të cilit ishte rrahur nga një prej komandantëve të burgut.

Bashkëbiseduesi ynë, pohon se është i dënuar me tre vjet burg pa prova, ndërsa paraprakisht një vit e gjysmë ka qëndruar në paraburgim. Ndërkaq vëllai i tij po gjykohet për posedim të paligjshëm të armëve dhe tanimë dy vjet ndodhet në paraburgim.


“Vëllai im është ankuar për shkurtimin e dy orëve që i ka për shëtitje në oborrin e burgut. Ai ka nevojë për ajër të pastër. Ai vuan nga ulcera në stomak. Pas kësaj, komandanti e kishte goditur disa herë vëllain tim me grushte pa asnjë arsye dhe pa asnjë të drejtë për ta bërë këtë. Vëllai im nuk ka bërë asgjë. Thjesht, ka kërkuar ta shfrytëzojë të drejtën të dalë jashtë për dy orë në ajër të pastër”.

Bashkëbiseduesi ynë pohon se Maqedonasit në burgun e Prilep i gëzojnë të gjitha të drejtat, siç është e drejta për shëtitje, e drejta e cila për maqedonasit siç tha si, zgjat jo dy por shtatë orë.

“Jemi duke menduar për mundësinë të hyjmë në grevë për shumë arsye. Ne jemi kundër shtetit që i keqtrajton njerëzit mbi baza etnike dhe politike, sepse pjesa më e madhe e atyre që ndodhen këtu janë shqiptarë. Ja për shembull vëllait tim, nuk i lejojnë as të ankohet, madje nuk e kanë drejtuar deri tek edukuesi i burgut për të kërkuar mbrojtje nga Avokati i Popullit. Pse të mos organizojmë grevë kur kriminelët që vjedhin nga shteti i amnistojnë, ndërsa neve, njerëzve të zakonshëm na mbajnë në burg për pesë, dhjetë vite. Kjo qeveri është mafi.”

Bashkëbiseduesi nga burgu i Prilepit, thotë se i ka dërguar letër Avokatit të Popullit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit të Helsinkit, ku në mënyrë të detajuar e ka përshkruar kush dhe në çfarë mënyre i keqtrajton të burgosurit në burg. Ai akoma është duke e pritur përgjigjen e autoriteteve kompetente. Apelon se të burgosurit shqiptarë nuk kërkojnë asgjë më shumë nga ajo që u takon. Thotë se protesta e tyre nuk ka për qëllim të shkaktojë incidente dhe trazira, por vetëm për t’i kërkuar të drejtat e garantuara me ligj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori