LAJMI I FUNDIT:

A do të jetë e mërkura dita “me fat” për Kosovën sa i përket vizave?

A do të jetë e mërkura dita “me fat” për Kosovën sa i përket vizave?

Komisioni Evropian përveç rekomandimit pozitiv rreth vizave për Kosovën, pritet që këtë të mërkurë të marrë vendim për futjen e saj në një bllok me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë. Ndërsa, fundi i qershorit pritet të jetë fundi i izolimit për kosovarët.

Mirëpo, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se a do të jetë dita e mërkurë “me fat” për Kosovën.


Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë për Telegrafin se ende nuk dihet dita se kur do të merret vendimi për heqjen e vizave.

“Ne me durim po presim që Komisioni Evropian të marrë një vendim të merituar dhe atë ta bëj publik. Ndërsa unë për shkak të partneritetit profesional që kam me institucionet e Bashkimit Evropian, nuk dua të spekuloj për ditën se kur do të merret ky vendim”, ka thënë Çollaku.

Ai ka shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian.

“Është e vërtetë që në media ndërkombëtare dhe vendore gjate ditëve të fundit është raportuar se Komisioni Evropian pritet të jap rekomandimin e vet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Si udhëheqës i këtij procesi unë jam në kontakt të vazhdueshëm më zyrtarët më të lartë të Komisionit Evropian. Unë e kam konfirmuar shumë kohë me here se Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave pas një punë jashtëzakonisht të madhe që është bërë gjatë katër viteve të fundit. Kjo gjë është e konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian”, është shprehur Çollaku, duke thënë se në këtë proces nuk do të ketë befasi.

Ministri ka shtuar se pasi që të merret vendimi për heqjen e vizave, zbatimi i saj në praktik do të marrë shumë kohë.

“Pas vendimit nga ana e Komisionit Evropian për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave, ky propozim kalon për miratim në Paralamentin Evropian dhe diskutohet në komisionet përkatëse parlamentare përpara se të votohet me shumicë të thjeshtë të votave nga Parlamenti Evropian. Pas këtij miratimi nga Parlamenti Evropian, kalohet në fazën përfundimtare që është vendimi në nivel të Këshillit të Bashkimit Evropian. Të gjitha këtë proceduara marrin kohë dhe i gjithë procesi mund të zgjasë disa muaj deri tek fillimi i zbatimit në praktikë. Por, duhet theksuar se dinamika përcaktohet nga institucionet e BE-së të përfshira në këtë proces”, ka thënë Çollaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori